Mijëra shqiptarë që nga e premtja në mbrëmje kanë mundësi të ndjekin “Njerëz të humbur” nga Aida Shtino. Emisioni social më i ndjekur në vendin tonë, këtë sezon vjen në ekranin e televizionit Klan.
Pas përgatitjes gjatë muajve të verës, drejtuesja Aida Shtino premton se stafi i saj po punon me përkushtim, për të rikthyer pranë familjeve të tyre, personat e humbur.
Dhe në fakt, çdo ditë në zyrat e televizionit Klan paraqiten shumë njerëz të interesuar të kontaktojnë me stafin e emisionit “Njerëz të humbur”.
Aida Shtino: “Familjarët trokasin dhe vijnë të pyesin çfarë është bërë për fëmijën tim të humbur dhe është diçka që nuk të lë të mendosh për pushime, por duhet patjetër të vazhdosh punën në kërkim të fatit të këtyre njerëzve të humbur. Kjo është fakti që ju shikoni shumë familjarë në ambientet e Tv Klan, sepse plus transferimi që ne bëmë në këtë televizion. Ata kanë ardhur për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur pra më kërkimet për fëmijët e tyre të humbur. Në emisionin e parë do të publikohen rreth 40 foto të humburish, si dhe do të jenë dhe 3 raste kryesore me të cilat do të bëhen kërkime në kohë reale.”
Këtë sezon, emisionit do t’i shtohen edhe dy rubrika te reja.
Aida Shtino: “Përveç të humburve përveç se atyre të cilët kërkojnë prindërit e tyre biologjik ne i kemi futur në rubrikën tonë “Ironia e fatit”. Pra ne kemi futur edhe rubrikën “Pako kujtimesh” ku shumë njerëz mund ti dërgojnë dikujt një pako për t’i kujtuar vitet e kaluara.”
Gjithashtu “Njerëz të humbur”do të zhvillohet në një skenografi të re, nga ku do të priten edhe mjaft dëshmi për personat e zhdukur përmes telefonatave, kontakte të drejtpërdrejta me emisionin që nis këtë të premte në orën 21:00 në televizionin kombëtar Klan. /tvklan.al
Gazetare: Daniela Kostandini