Surpriza e kësaj nate në spektaklin Love Story ishte mesazhi i Enxhëll që ndërpreu ceremoninë e trëndafilave, me një letër drejtuar Saimirit.

Ajo i kërkoi ndjesë publike 33-vjeçarit, produksionit dhe vajzave, pasi u shpreh se vendimi i një jave më parë ishte bërë nën dominancën e emocioneve.

Teksa shprehu pendesën për tërheqjen, Enxhëll i kërkoi Saimirit që të kthehej sërish në garë për të marrë zemrën e tij.

Nga ana tjetër, Saimiri u shpreh se nuk mund të marrë një vendim në moment dhe se i duhen disa ditë të mendohet, duke qenë se siç e theksoi sërish, ka respekt edhe për konkurrentet e tjera.

“Të them të drejtën unë as nuk e kuptova vendimin që mori Enxhëll sepse kaluam një kohë të bukur bashkë dhe kanë qenë takime të ngrohta.

Por unë e respektova vendimin e saj që mori.

E falenderoj për fjalët e bukura që na tha në këtë video, por unë respektoj dhe vajzat që janë në program.

Është një moment shumë i vështirë edhe për mua sepse është një karosel ndjenjash, nuk e di çfarë është e drejtë ose jo, por shpresoj të kem disa ditë kohë për ta menduar këtë gjë”, deklaroi Saimiri./tvklan.al