Këngëtarja shqiptare e muzikës klasike, Ermonela Jaho, është nderuar sot me një çmim ndërkombëtar. Në një postim në mediat sociale, sopranoja shqiptare shkruan se ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale.
Vlerësimi është dhënë nga “International Classical Music Awards” (Çmimet ndërkombëtare të Muzikës Klasike.
“Jam shume e lumtur tju lajmeroj se albumi Anima Rara ka fituar cmimin e pare ne kategorine e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike).
Dua te falenderoj ICMA per nderimin dhe gjithashtu te shpreh vleresimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegeve te mrekullueshem qe bashkepunuan me mua per te sjelle ne jete kete muzike te mrekullueshme.
Kemi kuptuar pergjate kesaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtire eshte qe te krijohet. Ju falenderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjitheve… ❤️❤️❤️”, shkruan Jaho në mediat sociale./tvklan.al