Ethet e Nilit perëndimor kanë shkaktuar shqetësim në popullatë gjatë ditëve të fundit për shkak se vendi ynë është në hartën e vendeve që jane prekur nga ky virus.
Autoritet shëndetësore i bën thirrje qytetarë të qëndrojnë të qetë, por të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm për të shmangur çdo infektim të mundshëm. Silva Bino, shefja e njësisë së epidemiologjisë dhe kontrollit të sëmundjeve infektive informon se si transmetohet infeksioni.
Bino bëri të ditur për qytetarët edhe simptomat që shkaktohen ky virus.
Ethet e Nilit u rikthyen në vendin tonë pas 13 vjetësh duke shkaktuar deri tani 3 të vdekur dhe 17 të infektuar. 9 prej tyre, të cilët janë të moshës mbi 70-vjeç janë të shtruar në spitalin infektiv në QSUT.
Klan News