Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Masakra E Dobracit

Siguria në shkolla ka qenë në fokusin e takimit të organizuar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, me 12 prefektët e qarqeve të Shqipërisë.

Siguria në shkolla, ministri Hoxha mbledh prefektët

Siguria në shkolla ka qenë në fokusin e takimit të organizuar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, me 12 prefektët e qarqeve të Shqipërisë. Ministri i Brendshëm tha pas takimit se ka vënë theksin në zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla dhe për masat emergjente që duhen marrë në koordinim me policinë, prefekturën dhe...

Dhjetor 13, 2024

Personi misterioz në masakrën e Dobraçit, flasin policët: Nuk e kemi njohur. Në vendngjarje ishte kaos

Katër policët Blerim Kurmekaj, Viktor Logu, Julian Sterkaj dhe Marta Martini u pezulluan nga detyra dhe u lanë në detyrim paraqitje nga gjykata në lidhje me masakrën e Dobraçit. Ata dyshohen për shpërdorim detyre pasi nuk kanë respektuar procedurën standarde të sigurimit të vendit të ngjarjes si dhe nuk kanë identifikuar personat e gjetur në vendin e ngjarjes....

Nëntor 22, 2024

Masakra e Shkodrës, Gjykata liron 4 policët

Gjykata ka liruar nga burgu katër efektivët e policisë së Shkodrës, të cilët dyshohet se nuk identifikuan dhe shoqëruan personin që shfaqet në video duke i dhënë ndihmë Hamza Licit. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje, ndalimin e daljes jashtë vendit dhe pezullim nga detyra, ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre. Në gjykata ata...

Nëntor 22, 2024

Masakra e Dobraçit, detyrim paraqitje për 4 policët. Do të pezullohen nga detyra

Gjykata e Shkodrës dha masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave “Shqiponja” që u ndaluan nga AMP në lidhje me masakrën e 30 Tetorit në Dobraç, ku humbën jetën 4 persona. Gjykata vendosi detyrim paraqitje, ndalim dalje jashtë shtetit dhe pezullim nga detyra për Blerim Kurmekajn, Viktor Logun, Julian Sterkajn dhe Marta Martinin. Ata dyshohen për shpërdorim...

Nëntor 22, 2024
Drejtori i Policisë, Ilir Proda në Komisionin e Sigurisë, 13 Nëntor 2024

Masakra në Shkodër, Proda: Do kemi rezultate konkrete

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, tha përballë deputetëve në Komisionin e Sigurisë se për ngjarjen e Shkodrës së shpejti do të ketë rezultate konkrete, në drejtim të zbardhjes së saj. Duke pranuar se ngjarja ishte shumë e rëndë, ai shtoi se situata me krimin është problematike në disa qytete. “Unë jam qytetarë vetë...

Nëntor 13, 2024

Masakra e Dobraçit, dyshohet se policët lejuan të ikte personi i tretë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së këtij qyteti për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që ishte...

Nëntor 12, 2024

Misteri i personit të 3 te masakra e Dobraçit, AMP nis hetimet për policët e Shkodrës

Katër efektivë policie në Drejtorinë e Shkodrës janë vënë në hetim nga AMP, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën në ngjarjen e 30 Tetorit, ku humbën jetën Hamza Lici, Arlind Bushati, Bashkim e Flutura Basha. Dyshimet e AMP u ngritën pas videos së bërë virale në rrjet, ku shfaqet një i ri ende i paidentifikuar...

Nëntor 12, 2024

Lajme Tv Klan 11 Nëntor 2024, ora 12:00

Lajme, #edicioniinformativ ora 12:00 data 11 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme Spiker: Redi Prifti

Nëntor 11, 2024

Masakra e Dobraçit, dosja kalon në SPAK

Prokuroria e Shkodrës ia ka kaluar SPAK hetimet për masakrën ku mbetën të vrarë 4 persona. Organi i akuzës dyshon se atentati është kryer nga një grup i strukturuar kriminal prandaj ka shpallur moskompetencën. Prokurororia e Posaçme pritet të ngrejë një grup hetuesish ku do të përfshihen oficerë të byrosë kombëtare të hetimit. Nga breshëria...

Nëntor 11, 2024

Masakra me 3 të vrarë, marshim protestë në Shkodër

Me pankartën “Qytetërimi është më i fortë se krimi”, qytetarët e Shkodrës kanë zhvilluar një protestë në formë marshimi në qendër të qytetit pas atentatit në Dobraç i cili la si pasojë tre viktima. Marshimi nisi nga sheshi ku ndodhet godina e Bashkisë së Shkodrës, në pedonalen ‘Kolë Idromeno’ e më pas në sheshin ‘Nënë Tereza’....

Nëntor 2, 2024