“Një paraqitje e mirë, pavarësisht grupit ku ndodhej Shqipëria.”

Ky është vlerësimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka në një intervistë për “SportItalia”. Duka tha se po të ishin më të përqendruar dhe inteligjentë do të kishin kaluar grupin në Euro 2024.

Armand Duka: Kombëtarja pati paraqitje të mira në këtë Europian, për të cilat duhet të krenohemi edhe pse ishim në “grupin e ferrit”. Mund ta kishim kaluar me sukses grupin me pak përqendrim më shumë dhe zgjuarsi, por përvoja është shumë e vlefshme në këto nivele ku presioni është shumë i madh. Sa për tifozët, kanë krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë stadiumeve.

Duka kujtoi se në të tre ndeshjet patën raste shënimi dhe luftuan deri në fund për t’u kualiifkuar. Kreu i FSHF-së preku edhe temën kontratës së trajnerit.

Armand Duka: Kontrata e trajnerit përfundon me Europianin, por i kemi ofruar rinovimin që në Janar. Besoj se do ta mbyllim shpejt, duam të vijojmë bashkëpunimin. Sylvinho po pushon për disa ditë dhe javën e ardhshme do të takohemi për të dikutuar për këtë çështje dhe të vijojmë punën.

Armand Duka e veçoi Kristjan Asllanin si më të mirin e Shqipërisë në këtë Europian, ndërsa tha se Armando Broja do të ishte një lojtar ideal për Milanin.

Tv Klan