Menaxheri i futbollit, Sokol Haxhia, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për lojtarët e Kombëtares pas Europianit.
Haxhia, deklaroi se Kristjan Asllani, duhet të largohet nga Interi, nëse nuk i garantohen minuta. Sipas tij, ekipi i duhur për mesfushorin do të ishte Atalanta.
“Asllani duhet të ketë më shumë minuta. Unë i sugjeroj Atalantën p.sh. Është një ekip që i beson të rinjve. Nëse Interi nuk i siguron minutazh, duhet të lëvizë.”, tha ai.
Haxhia foli edhe për Ylber Ramadanin, për të cilin theksoi se vlera mund të jetë rritur në 3-4 milionë euro.
“Drejtori sportiv i Leçes, përderisa ai e mori në Itali, po e demonstron. E morën për 1 milion euro, por vlera e Ramadanit tani mund të jetë te 3-4 milionë euro.”, deklaroi Sokol Haxhia. / tvklan.al