Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, bëri një analizë të shkurtër për Europianin, deri në fazën gjysmëfinale.

Duke folu për kombëtaren e vendlindjes së tij, Mourinho tha se ka zhgënjim për eliminimin në çerekfinale, duke ditur se ishin mundësitë për të bërë më mirë.

“Ka gjithmonë zhgënjim kur mendon se mund të bësh më mirë. Potenciali i ekipit ishte jashtëzakonisht i lartë. Portugalia nuk ishte fantastike, pavarësisht se arriti në çerekfinale.

Në fillim thashë se Portugalia, Franca dhe Anglia ishin favoritë. Dy prej tyre janë në gjysmëfinale.”

Sipas Mourinho-s, surpriza më e madhe e këtij Europiani, është padyshim Spanja. “The Special One”, deklaroi se iberikët janë ekipi që bën lojën më të mirë.  

“Spanja është surpriza më e madhe për mua, në mënyrën se si ekipi ka evoluar, ata janë praktikisht një ekip i ri. Për mua, për momentin, ata janë skuadra që luan më mirë.”

Dy gjysmëfinalet për këtë edicion të Europianit, janë Spanjë-Francë dhe Holandë-Angli. /tvklan.al