Spanja duket se do të jetë gjysmëfinalistja e parë e Euro2024. Ende pa zbritur në fushë ndaj kombëtares organizatore, por Iberikët konsiderohen si ata që do të shkojnë më tej nga orangutangu Ëalter.

Orakulli i këtij Europiani ka zgjedhur pikërisht skuadrën e Luis de La Fuente si fituesin e kësaj përballje.

Orangutangu 35-vjeçar ka qenë i suksesshëm në parashikimet e tij për 3 nga 4 ndeshjet e kombëtares gjermane në këtë turne, duke dështuar vetëm në sfidën kundër Zvicrës.

Dy kombëtaret, Gjermania dhe Spanja do luajnë në Shtutgart këtë të premte për të synuar kalimin në mesin e 4 skuadrave më të mira të Europës.

Klan News