Holanda arriti të marrë tre pikët e para në ndjeshjen hapëse të luajtur në Hamburg përballë Polonisë.
Cody Gakpo ishte lojtari më i spikatur i pjesës së parë dhe ishte “galopimi” dhe goditja e tij që solli golin e barazimit të rezultatit në minutën e 29-të.
Sulmuesi i Liverpool realizoi 5 goditje gjatë lojës, dy prej të cilave në portë, krijoi tre raste dhe pati katër driblime të suksesshme.
Në mbrojtje, ai ishte gjithashtu një aset pasi dha kontributin e vyer duke kryer dy “tackles” (ndalime të kundërshtarëve) dhe rikuperoi topin katër herë.
Pas mori çmimin si “Njeriu i Ndeshjes”, sulmuesi 25-vjeçar tha se ishte një ndeshje e mirë, por ka vend për përmirësim.
“Ne performuam mjaft mirë në përgjithësi, por duhet të jemi më klinik. Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari të vështirë. Ata ishin të organizuar mirë dhe shënuan të parët, kështu që ishte pak më e vështirë. Por ne krijuam më shumë raste”, tha Gakpo.