Për dy ditë me radhë Dortmundi ka “zierë” nga shqiptarët të cilët shkuan aty për të ndjekur sfidën me Italinë.
Mirëpo pas humbjes tashmë edhe qytetit i është kthyer qetësia. Megjithatë nga ajo që raportoi gazetarja Viola Lito nga atje, ka ende disa tifozë shqiptarë që shëtisin me bluzat kombëtares
“Nuk pati asnjë incident, por tifozët u larguan ose në shtëpitë e tyre ose udhëtuan drejt Hamburgut ku do të shohin ndeshjet e radhës. Jemi zhvendosur në qendër të Dortmund ku ky vend ziente nga vallet dhe nga këngët shqiptare dhe ishte i tejmbushur me qytetarë shqiptarë. Sot vihet re që janë pak qytetarë shqiptarë, të cilët janë rehatuar nëpër disa lokale, dhe për të rimarrë energjitë dhe për të dhënë atmosferë më të mirë në Hamburg kundër skuadrës kroate”, tha gazetarja.
Shqipëria do ta luajë ndeshjen e radhës më 19 Qershor kundër Kroacisë në Hamburg./tvklan.al