Holandë-Turqi është çifti i fundit çerekfinalist i Euro 2024. Përfaqësuesja e drejtuar nga Vincenco Montela mposhti Austrinë me rezultatin 2-1 në Leipzig.
Fillimi ishte më i miri i mundshëm për Turqinë që kaloi në avantazh në minute e dytë të lojës me Demiral.
Në vazhdim, sfida mes të dyja ekipeve u bë mjaft e luftuar. Por Austria u befasua sërish nga turqit, që gjetën golin e dytë në minute e 59 sërish me Demiral.
Ekipi i Ragnik e shtoi presionin dhe shënoi pas shtatë minutash me Gregorish. Deri në përfundim të sfidës, Austria tregoi agresivitet dhe luftoi shumë për golin e barazimit.
Baris pati shansin ta mbyllte lojën, pro gaboi përballë Pentz. Por në shtesë, heroi i ndeshjes për përfaqësuesen turke ishte portieri Mert, i cili bëri një pritje shpëtimtare ën gjuajtjen e Baumgartner.
Por futbollistët turq arritën që ta mbanin të pandryshuar rezultatin, duke siguruar kualifikimin e rëndësishëm.
Klan News