“E ardhmja do të jetë vetëm video”. Ky është parashikimi që bën Nicola Mendelsohn, menaxheri i Facebook-ut për Europë, Lindje e Mesme dhe Afrikë.

Sipas tij, përdorimi i tekstit të shkruar është në rënie dhe në vitet e ardhshme komunikimet në murin e faqes, do të jetën kryesisht nëpërmjet videove.

“Nëse do të bëja një bast, do ta vija tek video”, thotë ai. “Ato janë mënyra më e mirë për të treguar një histori, sepse japin shumë informacion në pak kohë”.

Vetëm në vitin që kaloi parja e videove në rrjetin social kanë patur një rritje, duke arritur shifrën në 100 milion orë në ditë, kryesisht nga telefonat celularë.

Kjo rritje i detyrohet dhe funksionit ‘Live’ që është hedhur në treg në 2015, për të transmetuar video në kohë reale./tvklan.al