Lajme Arkiva 2003
Familja Spaho nga Mamurrasi i kryeqytetit ka denoncuar policinë si shkaktare të vdekjes së djalit të tyre Ilirjan Spaho. Sipas të ëmës Burkurie Spaho djali i saj është vrarë më 9 Mars të vitit 2003 brenda në lokalin e tij ku shiste ushqime. Grabitësit me maska kanë tentuar ta paralizojnë fillimisht viktimën duke e qëlluaratë në të dyja këmbët dhe pas kësaj ngjarje ndihma Ilirjanit i është dhënë shumë vonë. Familja Spaho përveçse ka akuzuar policinë për vdekjen e të birit ka shprehur pakënaqësinë për zvarritjen e procesit gjyqësor nga ana e Gjykatës së Kurbinit.
“Pasi është plagosur e kanë marrë që e kanë çuar në spital. Kur e çuan e kishte zënë policia e kishin mbajtur shumë atje që ta pyesnin shoferin. Shoferi i kishte thënë mos më vononi se është i sëmurë. Në qoftë se unë jam gabim do ju përgjigjem por vetëm më lini ta çoj në spital këtë. Mbani targën e makinës më mbani dhe dokumentet vetëm ta çojmë. E kanë mbajtur 1 orë e ca deri sa i iku gjaku djalit. Kur e liruan të shkonte, deri në Kamëz shkoi e vdiq djali. Nuk ia kanë dhënë ndihmën se e mbajti policia”.
Autorët e vrasjes Elvis Kalaveri, Arjana Kaloni, Bledar Sefa, Taulant Hallulli dhe Nezir Cakoni të cilët kanë vrarë babain e dy fëmijëve janë arrestuar në momentin vrasjes. Sipas zëdhënësit të prokurorisë së rrethit Kurbin, dosja është dërguar në një kohë rekord në gjykatë ndërkohë që është e katërta herë që gjyqi shtyhet, ndërsa organet e gjykatës shprehen se zhvillimi i seancave gjyqësore nuk Janë bërë pasi të pandehurit nuk janë sjell në gjyq./tvklan.al