Lajme Arkiva 2003
Fatos Nano: Në hapësirat e lirisë që ne krijuam ishim të ndërgjegjshëm se një numër jo i vogël i këtyre mediave do të shuheshin vetiu, por nuk do të shuheshin dhe nuk është shuajtur asnjë deri më sot si pasojë e represionit shtetëror në 6 vitet e fundit dhe as në 6 ditët e fundit. Por kjo ka ndodhur vetëm si pasojë e konkurrencës edhe brenda për brenda tregut të mediave ashtu si pasojë edhe e një tjetër konkurrence asaj të biznesit dhe të ndërmarrjes e cila ka qëndruar dhe qëndron pas operatorëve mediatik. Me strukturën e re ligjore dhe institucionale nuk është qeveria, pra ekzekutivi ajo që kryen detyrën rregullatorë në këtë fushë sensitive, por mesa duket mentaliteti i Berishës, i kultivuar kur ai organizoi shtetin në një mënyrë të tillë që gjithçka të lidhej me dorën dhe pushtetin vetjak të Berishës, Saliut, ka pjellë edhe këtë mocionin tuaj për debat. Zoti Beja sapo përsëriti që ne po zgjerojmë rrugët që të mos krijojmë barrikada, s’dëgjohet prandaj po e përsëris./tvklan.al