Lajme Arkiva 2003

Biznes të qelbur dhe të korruptuar e quajti kryeministri Fatos Nano vendimin e kolegjit zgjedhor, pas mbledhjes me sekretarët e partisë gjatë pasdites, kryetari i Partisë Socialiste, deklaroi se nuk do të lejojë damkosjen e qeverisë dhe të përfaqësuesve të suksesshëm në administrimin e jetës publike në institucionet e rëndësishme.

Fatos Nano: Ky qëndrim i këtyre gjyqtarëve të korruptuar më shumë se çdo gjë tjetër krijon dhe shton precedentët e rrezikshëm, që vënë sërish në rrezik institucionin e zgjedhjeve dhe normalitetin e rivendosur të tyre në Shqipëri. Në gjykojmë se vendimi këtyre gjyqtarëve të korruptuar është marrë në kushtet e korrupsionit banal të politikës së rrugës dhe të korrupsionit dhe kjo dëshmon edhe njëherë se pavarësia e institucioneve të drejtësisë ndaj dhunës politike apo korruptive të opozitave të dështuara, opozitave në shumës, është ende e brishtë. Ne e vlerësojmë këtë si një provë tjetër se sa thellë paska hyr korrupsioni, ai material dhe politik në sistemin tonë të drejtësisë. E vlerësoj votimin e sotëm të gjyqtarëve të kolegjit zgjedhor si produkt të të njëjtave aleanca jo legjitime, fluide, informale dhe jo përfaqësuese që po përpiqen të mbajnë peng zhvillimin e vendit me bllokime të parlamentit, që kërkojnë mbajtjen peng të qeverisë. Të qeverisjes vendore, të proceseve integruese kombëtare.

I pyetur se çfarë hapash do të ndërmarrë kreu i ekzekutimit në përmirësimin e sistemit të drejtësisë, Fatos Nano u shpreh:

Fatos Nano: Mazhoranca jonë do të vazhdojë të vëzhgojë, të plotësojmë të përmirësoj dhe të radikalizojë me themel reformën në sistemin e drejtësisë./tvklan.al