Armiqtë e Shqipërisë dhe të shtetasve të saj me të cilët duhet të merret SHISH-i nuk janë kundërshtarët politikë të Kryeministrit Nano, por krimi i organizuar, trafiqet e terrorizmi. Kryeministri Nano nuk ka dashur të përhapë panik të shtetit ndaj krimit, por të vendosë, në pozicione më agresive e konkuruese, shhërbimin inteligjent shqiptar. Tragjedia më e fundit konsiderohet punë e dobët. Sipas kryeministrit, Shërbimi Informativ Shqiptar nuk ka prova kriminale. Gjykata duhet ndihmuar për të dhënë drejtësinë, mungon bashkëpunimi.
Fatos Nano: “ Ashtu siç shfaqi dhe tragjedia e fundit në det, dobësitë e sistemit të menaxhimit të kufijve apo të punës suaj parandaluese nëpërmjet një informimi dhe bashkëveprimi me shërbimet e tjera të shtetit ligjor. Se nuk besoj se mund të tolerohet që krimi të bëjë viktima, se krimi rekruton dhe paguan. Ju nuk e krijonit dot të vetëm provën, provën gjyqësore, provën ligjore, provën me të cilët gjykatësit duhet të lexojnë vetëm nenin e Kodit Penal që ndëshkon veprat kriminale dhe prandaj unë kërkoj që ju të vlerësoni informacionin që prodhoni sipas detyrës ligjore që keni si element të provës kriminale që duhet të bllokojmë. Kam përshtypjen që jeni larg kësaj gjëje. Po të ishit afër nuk do të shkruanit kaq kollaj çdo thashethem që personi andej-këtej në dokumenta të informacionit të klasifikuar zyrtar. Sa nga këto llafe përbëjnë provë kriminale. Po tregohem shumë luajal dhe i sinqertë, po jua them hapur dhe publik këtë gjë. Po i shikoj dhe shumë nga fytyrat tuaja se si po reagojnë. E dini dhe vetë që shumë pak nga informacionet tuaja përbëjnë elementë të provës kriminale.”
Nano ka përmendur se ky shërbim nuk është i vetmi, lënda e parë vjen prej tyre, ndaj kryeministri me një rol më shumë, me atë të kryeagjentit, merr përsipër t’i financojë për të luftuar krimin.
Fatos Nano: “Ka mundësi t’ju lajmëroj zyrtarisht që kryeagjenti më i madh i të gjitha shërbimeve të shtetit në Shqipëri jam unë kryeministri dhe kriminelët e paguajnë ndotjen e pistës së hetimit të krimit. Unë jam gati t’ju financoj vetëm për këtë dhe jo për luksin. Loja e kungulleshkës me policinë dhe shërbime të tjera nderi në prokurori dhe gjykatë. Ju duke e ditur që informacioni, që informacioni juaj nuk është goditës aq sa duket, lëreni lojën e kungulleshkës, e cila nuk e keni idenë sa e bukur zhvillohet në tavolinën time, për t’ia hedhur fajin të tjerëve.”
Kryeministri u ka kërkuar ndihmë punonjësve të SHISH-it për të mos pasur trafiqe, pasi raportet te ndërkombëtarët bëhen prej tij. Kryeministri kërkoi gjithashtu një 2004 pa krime dhe me më shumë siguri./tvklan.al