Festa dhe kaosi kanë përfshirë Damaskun dhe gjithë Sirinë pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit.

Teksa rrugëve dhe shesheve të Damaskut u panë qindra banorë dhe rebelë duke festuar sëbashku, kishte edhe nga ata që shfrytëzuan rënien e autoritetit shtetëror për të grabitur, disa bankën qëndrore. Disa të tjerë rezidencën e Asadit tashmë në arrati në Moskë.

Këto filmime tregojnë dhjetëra automjete luksoze të familjes Asad të rëna në duart e qytetarëve.

Rebelët po lirojnë masivisht të burgosurit. Ky filmim tregon momentet e lirimit të mijëra të burgosurve nga burgu famëkeq ushtarak nëntokësor i Sednajasë, ku dyshohet se janë bërë masakra me të burgosurit e ku janë ekzekutuar mbi 30 mijë persona nga 2021-shi, kryesisht pjesëmarrës në revolta. Pamjet tregojnë se aty kishte edhe fëmijë.

Aq të izoluar ishin të burgosurit, sa nuk e kuptonin çpo ndodhte dhe besonin se militantët ishin ushtarë të Asadit që po shkonin t’i ekzekutonin. Rënia e regjimit bëri që mijëra sirianë të larguar gjatë Pranverës Arabe të dynden në kufijtë e vendit, fillimisht nga Turqia, duke krijuar radhë kilometrike me automjete.

Pasi anuloi marrëveshjen 50-vjeçare te paqes, ushtria izraelite mori nën kontroll zonën e demilitarizuar në lartësitë Golan dhe bombarduan depot e armëve kimike nga frika se në Siri mund të instalohet një regjim i ri ekstremist.

Tv Klan