Kalojnë me sukses provat e para me kafshët
Fiket geni që është përgjegjës për kolesterolin e keq, organizmi rifiton shëndet të plotë. Falë një teknike të re është realizuar një eksperiment tek kaviet e laboratorit, duke anulluar vetem një gen për kolesterolin e lartë e pa modifikuar sekuencën e AND, duke patur një rezultat pozitiv. Efekti ka qëndruar aktiv për rreth një vit, koha që ka zgjatur edhe eksperimenti, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën shkencore Nature.
Puna kërkimore është fokusuar tek geni Pcsk9, që është i përfshirë në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak. Disa variante të këtij geni në fakt shkaktojnë edhe një sëmundje të rrallë gjenetike të trashëgueshme që karakterizohet nga rreziku i lartë i infarktit apo ictus. Autorët shpjegojnë se në disa pacientë ky gen është më aktiv, çka bën që qelizat e mëlcisë mos të filtrojnë në mënyrë të rregullt kolesterolin e keq, duke sjellë ngritjen e nivelit të LDL në gjak.
Pikërisht këtu është ndërhyrë me disa molekula, të cilat janë futur në organizëm sikurse marrim vaksinat zakonisht, dhe në mënyrë të shënjestruar kanë goditur këtë gen, duke e çaktivizuar vetëm me një dozë e pa prekur strukturën e AND. Puna kërkimore, e eksperimentuar për herë të parë tek kafshë, është mjaft me rëndësi për të vijuar më pas nga laboratori me eksperimentimin tek njeriu.
Klan News