Balluku: Mos sulmoni politikisht projektin rajonal
Kërkesa e qeverisë për të financuar nga buxheti i shtetit portin e ri në Porto Romano ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës në parlament. Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzoi qeverinë se për 3 vite do i marrë buxhetit të shtetit 400 milionë Euro për projektin e portit.
Pas akuzave të demokratit, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kërkoi që të mos sulmohet për qëllime politike një projekt i cili është rajonal, por që ka kërkuar gjithashtu edhe mbështetjen e NATO-s për të qenë në një pjesë dhe port ushtarak.
Përgënjeshtroi opozitën se kompania që do të ndërtoje projektin tjetër, atë të portit turistik është përjashtuar nga të gjitha taksat.
Akti Normativ i qeverisë për ndryshime në Buxhetin e shtetit parashikojnë që rreth 400 milionë Euro të shpenzohen në tre vitet e ardhshme për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano duke hequr dorë nga ideja fillestare për të gjetur financim të huaj për ndërtimin e tij. Deputetët e opozitës e kundërshtuan Aktin Normativ duke e cilësuar antikushtetues.
Klan News