Interi mori fitoren e tretë radhazi në Serie A. Zikaltërit triumfuan minimalisht ndaj Romës, falë një goli të shënuar nga Lautaro Martinez në minutën e 60-të.

Megjithatë suksesi në kryeqytet, ishte me pasoja për skuadrën e Inzaghi-t. Trajneri i kampionëve, u detyrua të bëjë dy zëvendësime të detyruara në pjesën e parë, për shkak dëmtimi.

Hakan Calhanoglu dhe Francesco Accerbi, e mbyllën ndeshjen para kohe, pasi ndjenë dhimbje. Pas testeve mjekësore, do të mësohet shkalla e dëmtimit për dy lojtarët dhe koha që do iu duhet për rikuperim.

Probleme për Interin, në një moment kur dëmtimet kanë qenë të shumta dhe ekipi duket në urgjencë totale. /tvklan.al