Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka është përfshirë në sherr fizik me një punonjës policie në ambientet e oborrit të Parlamentit.

Situata u tensionua kur protestuesit që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës të udhëhequr nga Klevis Balliu, shkuan përpara Parlamentit ku u përplasën me policinë.

Tensionet u rritën gjatë shtyrjeve nga protestuesit, ndërsa nga ana tjetër policia kundërsulmoi.

Kjo shkaktoi reagimin e ashpër të Flamur Nokës dhe deputetëve të tjerë të PD-së që në oborrin e Kuvendit u futën forcat speciale të policisë. Noka goditi fizikisht njërin prej efektivëve që ishte me skafandër.

/tvklan.al