Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Çekinë, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli edhe për situatën e sulmuesve kuqezi.
Sipas tij, Manaj dhe Daku janë dy lojtarë me karakteristika të ndryshme. Silvinjo deklaroi se janë 60 lojtarë që ndiqen nga stafi i Kombëtares, por këtë herë u vendos të merret Tuci.
“Një muaj më parë kishim Manajn, por jo Dakun, ndërsa tani është e kundërta. Janë dy lojtarë të fortë, por kanë karakteristika të ndryshme. Në ndeshjet e shtatorit, Manaj ishte pak i lodhur në ndeshjen e dytë. E gjithë puna e Kombëtares, nuk është e vendosur në 10 ditë.
Ka edhe një listë në pritje, me 60 lojtarë që i ndjekim. Kemi marrë Tucin këtë herë. Fizikisht është shumë i mirë. Nuk luan si 9, por më shumë si trekuarist. Është lojtar interesant që ka mundësinë për të treguar veten. Nuk ka rëndësi sa minuta luan një lojtar, por mund të ketë hapësira për të luajtur në Kombëtare. Kjo është ajo që duhet të bëjë stafi. Kur kemi vështirësi me Dakun, i takon stafit të bëjë zgjedhje.
Ishte çështje logjistike për stërvitjen zyrtare në Shqipëri. Vendosëm që ta bënim në shtëpi stërvitjen, për shkak të kohës.”, tha Silvinjo.
Ndeshja Çeki-Shqipëri, do të transmetohet në Tv Klan.
/tvklan.al