Një trafikant i qenieve njerëzore është arrestuar nga policia britanike, pasi tentoi të fuste ilegalisht në shtetin Britanik një grua shqiptare. Në një fotografi të kapur nga policia tregohet gruaja shqiptar,e e cila qëndron e fshehur në motorin e kamionit të trafikantit.
Automjeti tip “Nissan”, është ndaluar nga policia në momentin që po futej drejt një tuneli në Coquelles, Francë, në datën 1 shkurt të këtij viti.
I pyetur nga policia, shoferi Nicolae Chirvas ka ndryshuar 2 herë dëshminë e tij. Fillimisht ai ka deklaruar se ishte për vizitë te motra e tij në Rumani, dhe më pas ka thënë se ndodhej në Gjermani. Ndërkohë që oficerët e Forcave kufitare shqyrtuan pjesën e përparme të automjetit pyetën Chirvas se sa njerëz ishin në furgon dhe ai u përgjigj, në gjermanisht, ‘dy’.
Forcat e policisë kufitare kanë zbuluar se kamioni ishte përshtatur në pjesën e motorit në një mënyrë të tillë që mund të fshiheshin njerëz.
Shoferi me kombësi moldave ka pranuar krimin dhe tashmë është dënuar me 3 vjet heqje lirie për trafik të qenieve njerëzor./tvklan.al