Të ftuarit në studion e emisionit “Kampionët” u shprehën se Franca e ka një potencial shumë të madh por ende nuk është vendosur “në punë” i gjithë ekipi. Sipas tyre është e vështirë të japësh një arsye të qartë se pse transalpinët nuk po shfaqen në formën e tyre ëm të mirë pavarësisht cilësive të lojtarëve të tyre.

Bushi:  Franca ka lojtarë të mirë nga krahu dhe nuk është e organizuar si ekip. NUk po funksion si ekip, Nuk e di me siguri, ndoshta mendjemëdhenj. Janë lojtarë të mëdhenj dhe mudn të bëjnë diferencën në ndeshje. Ata kanë treguar se mund të bëjnë mirë.”Franca mund të marrë europianin. Shumë e fortë në mbrojtje. Mund ta kalojë Portugalinë.

Myrtaj: Nuk po ndizet sulmi, Mbappe ka problem me maskën. Turam ka luajtur mirë në Itali por nuk është njësoj si tek Interi. Trajneri ka lojtarë të fortë dhe të shpejtë. Po i fiton ndeshjet me shumë pak. Po u ndezën në sulm ka për të pasur rezultte të mira. Spanja që luan më bukur nuk do të thotë se do të fitojë.

Peço: Ka njëlloj nënvlerësimi për kundërshtarin nga ana e francezëve. Trajneri Deschamps ka detyrën e menaxherit, të selektuesit, të bëj që lojtarët të jenë në formë të mirë, sidomos nga ana mentale. Duke qenë se ka mbrojtje të hekurt, ai është i bindur që para, sulmuesit do të vijë një moment gjatë ndeshjes dhe do të shpikin dicka sepse janë lojtarë të jashtëzakonshëm.

/tvklan.al