Fredi Beleri është zyrtarisht kandidat për eurodeputet i partisë së djathtë greke “Demokracia e Re”. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë aktivitetit për prezantimin e fletëvotimit të Demokracisë së Re për zgjedhjet e 9 Qershorit. I pranishëm në këtë aktivitet është edhe vëllai i kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Leonardo Beleri.

Gjithashtu, pjesë e listës së kandidatëve është peshëngritësi dhe kampioni i disa medaljeve olimpike për Greqinë, shqiptari Pirro Dhima. “Kathimerini” raporton se një total prej 42 personash përbëjnë fletën e votimit, mes të cilëve Fredi Beleri, Pirro Dhima, Vangelis Meimarakis, George Autias, Thanasis Exadaktylos, Eliza Vozenberg, Noni Dounia, Voula Patoulidou, Andreas Zaboukas, Manolis Kefalogiannis, Vassilis Kontozamanis, Stelios Kibourorairoiola S.

Foto: Moment i shkëputur nga aktiviteti i prezantimit të kandidatëve

Kjo lëvizje e Mitsotakisit vjen në një kohë kur çështja “Beleri” u kthye në përplasje mes dy vendeve deri në Parlamentin Europian. Fredi Beleri u dënua me dy vite burg për veprën penale të shitblerjes së votave, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi nga Gjykata e Shkallës së Parë e GJKKO-së. Për shkak të dënimit, ai nuk mundi dot të bëjë betimin për të ushtruar detyrën si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës./tvklan.al