Bllokohet rruga e Obotit, rritet niveli i ujit në Dajç
Situata e krijuar për shkak të reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës vijon të jetë e rënduar me 2785 Ha sipërfaqe të mbetura nën ujë.
Vijon të shfaq më shumë problematika njësia Administrative Ana e Malit. Sipas të dhënave nga Bashkia Shkodër bëhet e ditur se rruga e Obotit është e bllokuar dhe e pakalueshme për shkak të prezencës së ujit, ndërkohë që edhe dy shtëpi janë të përmbytura nga uji.
Rritje të nivelit të ujit ka edhe në Dajç ku në krahasim me raportimin e ditës së premte hidrometri shënon 10 centimetra më shumë dhe 5 centimetra më shumë në liqenin e Shkodrës, ndërsa 28 centimetra rezulton niveli për lumin Drin.
Tv Klan