Reshje e shiut do të jenë prezent në të gjithë territorin e vendit edhe gjatë ditës së sotme.
Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë ulje, duke bërë që në zonat malore të mos mungojnë as reshjet e borës.
Pavarësisht se intensiteti i reshjeve do të vijë në ulje, çadra duhet të jetë një aksesor që nuk duhet ta ndani, deri të shtunën.
Sipas sinoptikanëve në zonat jugore nuk do të mungojë as era, duke bërë që në det të hapur dallgëzimi të arrijë në 6 ballë.
Klan Plus