Silvana tregoi pak në “Ka Një Mesazh Për ty” për martesën e lumtur të gjyshërve të saj dhe dashurinë që i falnin njëri-tjetrit, por detajet janë edhe më të bukura. Gjyshja e saj, Habibja, ka mbërritur në studion e programit  “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku po dhuron shumë të qeshura me natyrën e saj të gjallë por tregon pak më shumë për dashurinë që ka përjetuar me bashkëshortin.

Ardit Gjebrea: Burrin si e ke patur?

Habibe: Eh, s’e ka patur bota! Më rehat në dynja s’ka qenë siç ka qenë ai!

Ardit Gjebrea: Vërtet?

Habibe: I bukuri i dheut!

Ardit Gjebrea: Shkoje mirë me të?

Habibe: Kush?

Ardit Gjebrea: Ti.

Habibe: Në jetë s’kam një kujtim nga ai që të më ketë thënë ke një fije këtu.

Ardit Gjebrea: Fare? S’keni bërë fjalë asnjëherë?

Habibe: S’kemi patur asgjë, fukarenjtë e dynjasë kemi qenë por rehatllëkun e kënaqësinë e kishim. 

Ardit Gjebrea: Domethënë, mund të mungonin shumë gjëra por jo dashuria e tij.

Habibe: Asnjëherë!

Ardit Gjebrea: Si të thërriste ty?

Habibe: O bota!/tvklan.al