Muaj Nëntor ka nisur me diell dhe i ngrohtë. Sinoptikanët thonë se nuk priten reshje në dhjetëditëshin e parë të këtij muaj.

Hakil Osmani, Meteoalb: Fundjava parashikohet që të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Duke bërë që si ditën e shtunë, por po ashtu edhe ditën e dielë, të paktën deri në orët e mesditës, një pjesë e mirë e territorit shqiptar do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell. Vetëm pasditet dhe mbrëmjet do të jenë ata që do të sjellin herë pas here kalime të shpeshta të vranësirave, vranësira të cilat mbeten më të fokusuara në gjysmën lindore të territorit shqiptar, por nuk do të krijojë mundësira përsa i përket reshjeve.

Mëngjeset dhe darkat do të jenë të freskëta me temperatura tipike Nëntori, por mesdita sjell rritje të temperaturave. Vlerat maksimale gjatë fundjavës pritet të arrijnë në 26 gradë Celsius.

Hakil Osmani, Meteoalb: Gjatë mëngjesve temperaturat luhaten nga 9 deri në vlerën 12 apo 13 gradë Celsius. Mesdita e së shtunës sjell rënie të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të regjistohen në vlerën 26 gradë Celsius, por ditën e dielë do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të luhaten në vlerën 27 gradë Celsius në qytete si Elbasani, Berati, Tirana, Gjirokastra, Shkodra pritet të jenë në vlerë 26 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve të meteorologëve këto kushte moti, pritet që të ketë gjithë pjesa e parë e muajit Nëntor.

Klan News