Për herë të parë studentët shqiptarë mund të punojnë dhe studiojnë njëkohësisht. Pranë universiteti “Aleksandër Moisu” në Durrës është vendosur çelja e fakultetit të studimeve të integruara me praktikën.
Genc Pollo: “Përbën një risi në sistemin e arsimit të lartë shqiptar, por edhe një hap të rëndësishëm përpara drejt afrimit të diplomave universitare me nevojat e ekonomisë së tregut.”
I quajtur ndryshe arsimimi dual, do të shtrihet në degët menaxhimi i bankave, menaxhimi i hoteleri-turizmit dhe menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme./tvklan.al
Gazetare: Daniela Kostandini
Operator: Isdor Rudho
Montazh: Vilma Halilaj