Sipas ekspertëve, humbja në peshë është një proces që kërkon kohë. Por pavarësisht kësaj, shumë individë presin për rezultate të shpejta.
Këshillohet që gjatë proçesit për humbjen e kilogramëve, të jeni të durueshëm sepse dëshira për rezultate të shpejta, mund të vonojë rezultatin pozitiv.
Por sipas ekspertëve është mjaft e rëndësishme që t’i kushtoni rëndësi edhe ditës që jeni duke mbajtur. Keni kujdes që mos mbani një dietë shumë ekstreme, e cila iu ndalon që të merrni vlerat ushqyese, që trupi juaj ka nevojë për të qenë i shëndetshëm.
Ekspertët shprehen se një nga arsyet e tjera që individët nuk humbasin në peshë është sepse ata nuk gjejnë mbështetje nga persona të tjerë. Dekurajimi që shumë individë marrin nga familja ose rrethi i tyre i ngushtë shoqëror, i bën ata që të heqin dorë në mes të procesit për humbjen e kilogramëve.
Nëse mendoni se vetëm të bësh ushtrime është e mjaftueshme për të rënë në peshë, e keni gabim. Stërvitja nuk jep rezultate, nëse nuk ndiqet nga një dietë e duhur. Dieta luan një rol po aq të rëndësishëm për humbjen e peshës, aq sa ushtrimet. Mbani shënim numrin e kalorive që digjni dhe ato që konsumoni./tvklan.al