Lajme Arkiva 2003
Emrat më të shquar italian që kanë bërë historinë e modës botërore si Versaçe, Valentino, Ferre, Albini, Armani, etj., do të jenë prezentë nëpërmjet punëve të tyre në një ekspozitë që do të çelet së shpejti në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Ekspozita e cila organizohet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë , pritet të sjellë krijime të stilistëve të mëdhenj të realizuar në vitet e para të karrierës së tyre, deri në vitet e fundit.
Kështu nga Versaçe do të ekspozohen 18 veshje të koleksioneve të ndryshme në vite që datojnë që nga viti 1976 deri në vitin 1996. Nga Valentino do të realizohen 9 veshje të realizuara që prej vitit ’70, për të vazhduar kështu me një total prej 60 veshjesh për të gjithë stilistët.
Vlera e përgjithshme e figuracionit të këtyre veshjeve 168 mijë euro dhe ato do të prezantojnë me qëllim njohjen e publikut shqiptar me emrat e mëdhenj të modës italiane dhe njëkohësisht asaj botërore.
Kjo ekspozitë është realizuar më parë edhe nga vende të tjera të botës dhe në Shqipëri pritet të pasohet edhe me modele të vërteta të cilat do të veshin këto veshje për të sfiluar më pas me to./tvklan.al