Kjo moto elektorale e Edi Ramës është huazuar nga rivali i tij në garën për kreun e PS Maqo Lakrori.

Maqo Lakrori: “Unë jam futur në këtë garë për të fituar.”

I bindur për fitoren e tij Maqo Lakrori në një intervistë për televizionin Klan tregon se rreshtimi në garën për drejtimin e partisë ku ai aderon për themelim të saj është një ide e vjetër.

Maqo Lakrori: “Kishte kohë që mendohesha, i motivuar nga dëshira që në PS të ketë një reformim të brendshëm.”

Për Lakrorin një prej motiveve kryesore që e shtynë për tu regjistruar si kandidat në garë në kongresin e jashtëzakonshëm të PS-së është dhe nevoja e ndryshimit të drejtimit të partisë më të madhe në opozitë. Sipas tij socialistët nuk meritojnë një kryetar autoritar, por një drejtues që lejon mendimet ndryshe në parti.

Maqo Lakrori: “Qëllimi është që të ecet drejt një partie e cila drejtohet në mënyrë kolegjiale. Partia është një formacion vullnetar dhe më duket se është në natyrën e një formacioni vullnetar që mos të ketë komandë, por të ketë vendim kolegjial, vendimmarrje kolegjiale dhe zbatim të përbashkët. Domethënë në thelbin e ndryshimeve që unë propozoj është jo një parti e drejtuar me dorë të fortë, por një parti e fortë.”

Edhe pse thotë se ka një platformë të tijën origjinale, pothuajse në të gjithë pikat e saj kjo platformë përkon me atë të kandidatit tjetër në garë, kryetarit në detyrë Edi Rama, i cili rikandidon për të rifituar mandatin e ndërprerë pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit.

Pavarësisht kësaj inxhinieri elektrik në profesion zoti Lakrori është shpresë plotë se do të fitojë këtë garë në 27 shtator, kur do të votohet sipas parimit “një anëtar, një votë./tvklan.al

Gazetare: Elia Zotka