Tv Klan dhe emisioni “Opinion” sollën në Tiranë të enjten ideuesin dhe drejtuesin e njohur të “Porta a Porta” Bruno Vespa. Pika më kulmore e vizitës së tij në Klan ishte momentin kur vetë Vespa zëvendësoi gazetarin Blendi Fevziu, duke improvizuar një debat të stilit të tij në siglën Opinion. Gjë që për çudi nuk ka habitur spektatorët të cilët panë jo vetëm një ngjashmëri mes dy emisioneve Opinion dhe Porta a Porta, por madje dhe të dy karaktereve. Madje dukej sikur Blendi Fevziu kishte ftuar në emision vetveten, por me një moshë pak më të madhe.
Në këto momente gazetari Bruno Vespa është bërë gati për t’i dhënë një intervistë gazetarit shqiptar Blendi Fevziu, që mund të quhet me plot gojën një si vëllai i tij mediatik nga përtej detit. Por drejtuesit i “Porta a Porta” nuk ndaloi vetëm në Opinion, por edhe në studio të tjera të televizionit Klan.
I shoqëruar nga presidenti i Tv Klan dhe gazetari Blendi Fevziu, Bruno Vespa pa nga afër studion ku zhvillohet çdo të diel spektakli “E diela shqiptare”, e ngjashme me “Domenica In”.
Realizimi dhe ndriçimi i skenës së këtij spektakli shqiptar mbajnë firmën e dyshes Franco Ferrari, si drejtor fotografie e skenografi të Gajtano Kasteli. Të cilët kanë realizuar pjesën më të mirë të studiove të Rai-t. Vespa pohoi së kjo dyshe është dyshja më e mirë në Itali.
Më pas ai është ndalur në studion e emisionit “Njerëz të humbur”, një format i ngjashëm me emisionin “Chi l’ha visto” në Itali.
Ndërsa këtu e shohim Bruno Vespën në studion e emisionit të përditshëm “Kutia e fundit”, që edhe ky si vëlla ka në Itali emisionin Affari tuoi, një emision po aq i ndjekur sa në Shqipëri.
Një tjetër studio, por më e vogël ishte ajo e emisionit “Zonë e ndaluar”, e gazetarit Andi Bushati. Në këtë shëtitje nëpër korridoret dhe studiot e reja të Tv Klan, Bruno Vespa është ndalur pak momente te regjia e lajmeve.
Mandej ai ndoqi live për disa minuta edicionin special të dhënies së rezultateve elektorale të sondazhit “Gani Bobi”, nën prezantimin e spikeres Sonila Meço. …/tvklan.al
Gazetare: Irma Toptani