Bayern Munich regjistroi barazimin e dytë radhazi në Bundesligë. Bavarezët u ndalën në transfertë nga Eintracht Frankfurt me rezultatin 3-3, në një ndeshje spektakolare.
Skuadra e Kompany e nisi ndeshje shumë mirë, duke kaluar në avantazh me Kim Min Jae në minutën e 15-të, por vendasit përmbysën rezultatin, falë golave të Marmoush në minutën e 22-të dhe Ekitike në minutën e 35-të.
Megjithatë edhe ky avantazh zgjati pak, pasi Upamecano riktheu baraspeshën me folin në minutën e 38-të.
Pjesa e dytë nisi me Bayernin më kërkues dhe Olise shënoi golin e tretë dhe të avantazhit të miqve. Kur fitorja dukej shumë afër, erdhi edhe barazimi, me Eintracht Frankfurt që shënoi në minutën e 94-t me Marmoush.
Me këtë barazim, bavarezët mbeten në krye me 14 pikë, po aq sa edhe Leipzig i vendit të dytë. Ndërkohë Eintracht Frankfurt mban vendin e tretë me 13 pikë. /tvklan.al