Një 82-vjeçar u gjet i vrarë mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. I moshuari, i cili jetonte i vetëm në një banesë në lagjen numër 16 të qytetit bregdetar, sipas policisë, humbi jetën pasi u godit me thikë.

Si shkaqet, ashtu sikurse autorët e ngjarjes së rëndë, për momentin nuk dihen. Hetuesit kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj vrasjeje.

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 16, Durrës, është gjetur në banesën e tij pa shenja jete shtetasi P. G., 82 vjeç. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe eksperti mjeko ligjor. Pas këqyrjes paraprake të trupit të 82-vjeçarit dhe nga hetimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari është goditur me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe arrestimin e autorit/ve”, tha policia e Durrësit në një njoftim paraprak për mediat. /tvklan.al