Një set fletash në një libër në të cilat mendohet se është përmendur emri i Jezu Krishtit, sipas ekspertëve janë rreth 2000 vjet të vjetra. Fletat të cilat i referohen Krishtit dhe dishepujve të tij janë gjetur në Jordani në vitin 2008 nga një beduin jordan.
Ato janë analizuar dhe fjalët dhe simbolet e përkthyera datojnë disa vite para se Jezusi të fillonte të pagëzonte në Romë dhe Jordani. Ky zbulim nuk hedh vetëm dritë për kristianët por edhe për çifutët dhe myslimanët.
Sipas fletave, Krishti nuk kishte nisur fenë e tij individuale por e kishte marrë nga një traditë e vjetër nga koha e mbretit David dhe Zoti të cilit ai i falej ishte dhe femër dhe mashkull.
Disa nga fletët e librit kanë ngjashmëri me “Book of Revelation”, ku thuhet se gjenden 7 figurat./tvklan.al