Një gjarpër 4 metra i gjatë është gjetur në frigoriferin e një supermarketi. Një qytetar nga Johannesburgu ka shkuar në frigoriferin e supermarketit për të marrë një kos, por është përballur me një piton.
“
Ai ishte një piton katër metra i gjatë dhe ne të gjithë jemi shokuar
”, është shprehur menaxheri i supermarketit Martie Esnouf.
“
Ajo ishte në frigorifer dhe mund të ketë ardhur nga pjesa e pasme e frigoriferit”
, ka thënë ai.
Pas kësaj ngjarje supermarketi është mbyllur për 48 orë, dhe më pas do t’i kthehet normalitet raportojnë mediat. Ndërsa gjarpri është dërguar në Parkun Nacional në Kruger. /tvklan.al