Një 33-vjeçar nga Elbasani është vënë në pranga pasi grabiti disa artikuj ushqimore në një supermarket. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rinia” tek Lagja “Aqif Pasha”.
Mësohet se i riu ka kërcënuar punonjësit e supermarketit me thikë.
“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasin E.S., 33 vjeç, banues në Elbasan”, njofoi policia.
33-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes është kapur nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në afërsi të banesës së tij./tvklan.al