Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervista me refugjatët kosovarë në kampe. Kushtet në kampet e refugjatëve.
Gazetarja:- Si ja bëni për tu larë këtu?
Kosovarja:- “Shkojmë nëpër banesa private, na thirrin, vijnë na marrin, shkojmë pastrohemi dhe vimë përsëri këtu. Këtu kam një muaj e gjysmë”.
Gazetarja:- Po me ushqimin jeni të kënaqur?
Kosovarja:- “Edhe s’na pëlqen edhe është shumë i dobët, vetëm fasule”.
Megjithatë këto janë e keqja më e vogël me të cilën të ardhurit nga Kosova përballen çdo ditë. Një pjesë e qenies së tyre është në Kosovë me të afërmit e ngelur atje. Kjo grua për 35 vjet me radhë ka dhënë histori në klasat kosovare. Mësuesja e kushedi sa brezave ka si pasuri vetëm këtë radio ku dëgjon nga zëra të huaj fatin e njerëzve të saj.
Mësuesja kosovare:- “Nuk e di kam një pjesë të familjes në Gjakovë dhe po dëgjoja sot aty ku ka qenë vajza me fëmijët atë vend e kanë masakruar. Kam frikë mos i ka ndodhur gjë vajzës së martuar me dy fëmijë”.
Rreth një milion kosovarë janë jashtë Kosovës në vendet përreth. Një milion të tjerë në tokën amë, janë në mëshirë të fatit dhe dhunës së pamëshirshme serbe./tvklan.al
Gazetare – Eni Vasili