Gjermania ka në plan që të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2025 nga rreth 8 miliardë Euro në rreth 4 miliardë Euro, sipas projektbuxhetit të miratuar nga qeveria.
Ministri i Financave, Lindner, u shpreh se financimi i Ukrainës ishte i sigurt për të ardhmen për shkak të një skeme të grupit G7 të vendeve të pasura për mbledhjen e 50 miliardë Dollarëve nga interesat mbi asetet e ngrira ruse.
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermania është dhuruesi i dytë më i madh ushtarak i Ukrainës. Në vitin 2024, buxheti i Berlinit për Kievin ishte rreth 7.5 miliardë Euro.
Projektbuxheti u miratua nga qeveria gjermane të mërkurën. Edhe pse ndihma ushtarake për Ukrainën pritet të reduktohet, buxheti i mbrojtjes i Gjermanisë për vitin 2025 do të rritet me 1.3 miliardë Euro në 53.25 miliardë Euro.
Vlen të theksohet se kjo është ende më pak se 6 miliardë Euro që kishte kërkuar Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius./tvklan.al