Deputeti Damian Gjiknuri që është dhe përfaqësues i mazhorancës në Këshillin Politik ka treguar detaje se çfarë është diskutuar me opozitën. Në një deklaratë për mediat ai tha se nuk është gjetur ende gjuha e përbashkët dhe tha se procesi nuk mund të jetë peng i konsensusit.

Nuk mund të rrimë peng i konsensusit, do të vijojmë rrugën për miratimin e reformës në Kuvend” tha ai. Më tej Gjiknuri u shpreh se opozita e bashkuar duhet të gjejë një ligj evropian që ka lista të hapura dhe koalicione klasike dhe ata do e pranojnë.

I bëjmë thirrje Partisë Demokratike që t’i vërë gishtin mbi një ligj evropian dhe ne do ta marrim që ta kopjojmë”, shtoi Gjiknuri.

Deputeti i PS tha se mund të rishikohet pragu dhe mekanizmi për listat e hapura, por nuk do të pranohet asnjë propozim për koalicionet.

Mund të shikohet pragu, por dhe ndonjë mekanizëm për listat e hapura. Modeli që propozojmë ne ka për qëllim që të votohet ekipi dhe individët. Zgjedhësit zgjedhin emra brenda ekipit, ndërsa kur ata shohin se duhen veçuar emra mund ta bëjnë një gjë të tillë”, u shpreh deputeti./tvklan.al