Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Dritan Avdyli ish-shef komisariati në Tiranë, rimori gradën kolonel, tre vjet pas shpalljes si i pa fajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij Erieta. Gjykata e Tiranës e dha sot vendimin për rikthimin e kësaj grade, palë në këtë proces ka qenë Ministria e Rendit e përfaqësuar nga juristët e saj.

Vendimi i njeh të drejtën paditësit Avdyli, të marrë edhe rrogën sipas këtij titulli, për kohën gjatë së cilës ai nuk e ka pasur. Pak muaj më parë, Dritan Avdyli fitoi dhe të drejtën e dëmshpërblimit prej disa milion lekësh për rreth 200 ditë të kaluara në qeli, të cilat u konsideruan, si burgim i padrejtë nga gjykata.

Dritan Avdyli u arrestua si përgjegjës për vrasjen e bashkëshortes së tij Erieta. Viktima nënë e dy fëmijëve u gjet e dekompozuar në fshatin Romanat të Durrësit, por prokuroria e pezulloi dosjen për mungesë provash kundër Avdylit, ndërsa krimi ka mbetur mister dhe pa autorë./tvklan.al