Ilir Meta u soll nga blloku i sigurisë në Gjykatën e Posaçme rreth orës 09:30 minuta. Klan Neës mëson se me të hyrë në sallë trupa gjykuese dhe pala e akuzës, kreu i Partisë së Lirisë ka nisur sulmet. Më i ashpër ka qenë me kreun e SPAK, Altin Dumani, të cilin e ofendoi dhe e kërcënoi

Ilir Meta: O dumduman, mbaje vath në vesh se çfarë do të bëj.

Meta akuzoi edhe prokurorin tjetër, Arben kraja.

Ilir Meta: Ti e ke nisur që tani me mashtrime, unë jam tërheq zvarrë nga policia.

Pas afro 15 minutash tensione, avokati Genc Gjokutaj kërkoi kohë të njihet me dosjen. Gjyqtari Erion Çela pranoi kërkesën dhe vendosi që seanca të riniste në orën 13:30.

Ky është momenti kur Monika Kryemadhi rikthehet në sallën e gjyqit ndërsa brenda kafazit të qelqtë ndodhet Ilir Meta. Ndryshe nga seanca e mëparshme, nuk pati tensione. Prokurorët kanë lexuar të dhënat e mbledhura ndërsa Meta ka bërë mbojtjen e tij.

Pasi dëgjoi akuzat dhe pretendimet e prokurorëve për rreth 5 orë, gjyqtari vendosi të pranojë kërkesën e SPAK duke vendosur masën arrest në burg për Ilir Metën.

Për avokatin Gjokutaj ky ishte një vendim i pritshëm ndërsa paralajmëroi kallëzim penal ndaj policisë. Pas marrjes së vendimit, Ilir Meta u transferua në paraburgimin e 313, pak metra larg nga SPAK.

Mbi të rëndojnë tre akuza: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Ilir Meta gjatë kohës që ka drejtuar ministrinë e Ekonomisë ka marrë rryshfet për çështjen CEZ-DIA. Një tjetër episod paligjshmërie sipas SPAK, është dhe fshehja e financimeve për lobimin në Shtetet e Bashkuara.

Klan News