Ernest Muçi ka gjetur formën në Superligën turke, aty ku është pjesë e skuadrës së Besiktas.

Fantazisti i Shqipërisë, realizoi golin e dytë radhazi në elitën e futbollit në Turqi. Pas supergolit në derbi ndaj Galatasaray-t, Muçi shënoi edhe në sfidën e radhës në kampionat ndaj Kasimpasa.

23-vjeçari e nisi ndeshjen si titullar dhe ia doli të shënojë golin e vetëm për skuadrën e tij, në humbjen 3-1 në shtëpi.

Muçi shënoi në fundin e pjesës së parë, pas një krosimi të marrë nga Masuaku. Besiktas e mbylli pjesën e parë në avantazh falë këtij goli, por u përmbys në pjesën e dytë. /tvklan.al