Tjetër futbollist i Kombëtares Shqiptare në formacionin ideal të kompeticioneve të UEFA-s. Ernest Muçi shënoi golin e tretë radhazi me fanellën e Beshiktash, me sulmuesin që përfshihet në 11 më të mirë të xhiros së katërt në Europa League.
Portali i specializuar i statistikave “Sofascore” e ka vlerësuar performancën e 23-vjeçarit në fitoren 2-1 ndaj Malmo me notën 8.4.
Përgjatë 90 minutave, Muçi shënoi një gol, kishte 74 herë kontakt me topin, teksa u tregua i saktë në 74% të pasimeve. Futbollisti i dalë nga akademia e Tiranës shënoi një gol me tepër peshë në fitoren ndaj suedezëve, për tu ngjitur në kuotën e 4 gola dhe 2 asisteve në këtë sezon në të gjithë kompeticionet.
Klan News