Mesfushori Leon Goretzka, ka marrë vendimin për të ardhmen e tij. Pavarësisht zërave të shumtë për një largim të mundshëm në merkaton e dimrit, futbollisti ka vendosur të qëndrojë te Bayern Munich, të paktën deri në fund të sezonit.
Sipas asaj që raportohet nga “Sky Sports” në Gjermani, mesfushori i ka mbyllur derën të gjitha skuadrave që e duan atë në Janar.
Goretzka ka kontratë me Bayern Munich deri në verën e vitit 2026, ndërsa i ka bërë të ditur drejtuesve që do të refuzojë çdo skuadër në merkaton e dimrit.
Interesim për 29-vjeçarin kanë shfaqur klube si Manchester United, Tottenham dhe Napoli, por në rast se duan ta afrojnë, duhet të presin të paktën merkaton e verës. /tvklan.al