Alphonso Davies i ka dhënë fund dilemave për të ardhmen. Bayern Munich ka njoftuar rinovimin e kontratës me mbrojtësin e majtë.
Futbollisti kanadez prej kohësh ishte një dëshirë e Real Madrid, por gjermanët e kanë bindur për të qëndruar në “Allianz Arena”.
Palët kanë zgjatur bashkëpunimin mes tyre, deri në verën e vitit 2030. Davies është pjesë e Bayern Munich nga viti 2019 dhe është kthyer në një pikë kyçe për formacionin.
Pas Manuel Neuer, Davies bëhet lojtari i dytë që rinovon kontratën, ndërsa pritet edhe Joshua Kimmich. /tvklan.al