Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:23 në kryeqytet. Dy persona të armatosur, nën kërcënimin e armës kanë grabitur një bankë të nivelit të dytë pranë “21 Dhjetorit”.
Sipas burimeve, mësohet se ata kanë qenë të maskuar me kapele e shall dhe pas grabitjes janë larguar me një motor të zi “Skuter”.
Në videon pak më lart shihet momenti kur dy autorët largohet me motor.
Grabitësit kanë hyrë në bankë duke neutralizuar fillimisht rojën e sigurisë. Më pas janë drejtuar te kasa e lekëve ku nën kërcënimin e armës kanë marrë lekët.
Shuma e grabitur është rreth 10 milionë lekë të vjetra. Policia ka sekuestruar një armë zjarri, që dyshohet se është lënë nga njëri prej autorëve.
Mësohet se pas daljes nga banka dy grabitësit janë futur në mes të rrugicave në zonën e rrugës Myslym Shyri.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e personave, si dhe kapjen e tyre./tvklan.al
https://youtu.be/h0PusEpvcy4